Pekini nuk po tregohet më tepër kokëfortë në betejën e tarifave me SHBA-në, por njoftoi se është duke e vlerësuar ofertën e mbërritur nga Ëashingtoni për të zhvilluar bisedime lidhur me tarifat prej 145 për qind të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Ministria kineze e Tregtisë e paralajmëroi megjithatë Amerikën, duke thënë se “bën mirë të mos përfshihet në “shantazh dhe kërcënime”.