Top Channel/ Kina, plan paqeje/ Prezantohet në Moskë. Por perëndimorët dyshojnë
21/03/2023 19:45

Bashkëpunimi Kinë - Rusi është i rëndësishëm për rendin botëror dhe për të gjithë njerëzimin. Këto ishin fjalët e presidenti kinez Xi Jinping, në përmbylljen e turit treditor në Rusi . Xi Jinping më tej premtoi të forcojë marrëdhëniet dhe koordinimin me Rusinë, në vizitën e parë në vend që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Putini nga ana tjetër i quajti bisedimet thelbësore dhe të sinqerta, ndërsa shtoi se Rusia, e cila është shkëputur në pjesën më të madhe nga tregu europian i energjisë për shkak të sanksioneve, do të jetë e aftë të plotësojë kërkesën në rritje për energji të Kinës. Asnjë nga liderat nuk përmendi konfliktin në Ukrainë, edhe pse Kremlini tha se do të diskutojë një plan me 12 pika që Kina ka propozuar për të ndaluar luftimet. Në këtë plan Kina gjithashtu bën thirrje që të ndalohen veprimet që nxisin tensionet he zgjasin luftën, duke iu drejtuar në mënyrë indirekt furnizimeve me armë që kanë ardhur nga Perëndimi në Kiev. Vizita e liderit kine në Moskë është parë si një mbështetje për Putin, që është subjekt i një urdhër arresti të Gjykatës Ndërkombëtare Penale mbi akuzat se ka deportuar në mënyrë të paligjshme fëmijët ukrainas. Lidhjet tregtare të Moskës dhe Pekinit janë forcuar që prej ofensivës ruse në Ukrainë, duke I afruar vendet me njëra-tjetrën dhe duek ngritur shqetësime në Perëndim se sa thellë këto marrëdhënie do të shkojnë. Vizita e liderit kinez koincidoi edhe me një vizitë surprizë në Kiev nga kryeministri japonez Fumio Kishida, i cili ishte në Bucha, një qytet ku forcat ruse akuzohen se kanë kryer gjenocid gjatë pushtimit të tyre vitin e kaluar. Për vizitën pati reagime edhe nga NATO, me Jens Stoltenberg që u shpreh se aleanca ka parë disa shenja se Rusia ka kërkuar ndihmë vdekjeprurëse nga Kina për të mbështetur luftën në Ukrainë. “Dërgesa ende nuk ka, por ne kemi kuptuar se Kina po shqyrton një mundësi të tillë” shtoi më tej ai.

Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
DIGITALB DIGITALB