Avionët dhe anijet kineze kaluan sërish vijën mesatare në ngushticën midis kontinentit dhe Tajvanit. Zhvillimi vjen ndërsa Kina po zhvillon ditën e dytë të stërvitjeve të saj ushtarake, më të mëdhajat ndonjëherë rreth ishullit, dhe është përgjigja kryesore e Pekinit ndaj vizitës së Nancy Pelosit, ndaj të cilës Kina mori vendimin ta sanksionojë bashkë me familjarët e ngushtë të saj.