Qeveria kineze e konfirmoi: Presidenti i Kinës, Xi Jinping viziton në 20 mars Moskën në përpjekje për të avancuar planin e paqes që synon fundin e luftës në Ukrainë, por ku do të tregojë ndërkohë edhe mbështetje për shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. Ekzekutivi rus njoftoi se “gjatë bisedimeve do të diskutohen çështje aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të partneritetit gjithëpërfshirës dhe bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.