Top Channel/ Kina drejt “humnerës”… por rrezikon të marrë edhe ekonominë globale me vete
28/08/2023 21:45

Ekonomia e Kinës ishte menduar të nxiste një të tretën e rritjes ekonomike globale këtë vit, por në ngadalësimi dramatik i saj në muajt e fundit ka ngritur kambanat e alarmit në të gjithë botën. Politikëbërësit po përgatiten për një goditje në ekonomitë e tyre, pasi importet e Kinës për gjithçka, nga materialet e ndërtimit deri te pajisjet elektronike po bien. Caterpillar thotë se kërkesa kineze për makineritë e përdorura në kantieret e ndërtimit është më e keqe se sa mendohej më parë. Presidenti i SHBA Joe Biden i quajti problemet ekonomike një "bombë me sahat". Investitorët globalë kanë tërhequr tashmë më shumë se 10 miliardë dollarë nga tregjet e aksioneve të Kinës. Ekonomitë aziatike po marrin goditjen më të madhe në tregtinë e tyre deri më tani, së bashku me vendet në Afrikë. Japonia raportoi rënien e saj të parë të eksporteve në më shumë se dy vjet në korrik, pasi Kina shkurtoi blerjet e makinave dhe çipave. Bankierët qendrorë nga Koreja e Jugut dhe Tajlanda cituan javën e kaluar rimëkëmbjen e dobët të Kinës për uljen e parashikimeve të tyre të rritjes. Megjithatë, nuk është e gjitha një panoramë e zezë. Ngadalësimi i Kinës do të zvogëlojë çmimet globale të naftës dhe deflacioni në vend do të thotë se çmimet e mallrave që dërgohen nëpër botë po bien. Ky është një përfitim për vendet si SHBA dhe Britania e Madhe që ende po luftojnë me inflacionin e lartë. Por si ekonomia e dytë më e madhe në botë, një ngadalësim i zgjatur në Kinë do të dëmtojë, në vend që të ndihmojë, pjesën tjetër të botës. Një analizë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar tregon çfarë është në rrezik: kur shkalla e rritjes së Kinës rritet me 1 pikë përqindjeje, zgjerimi global rritet me rreth 0.3 pikë përqindjeje.

Top Channel/ Përmbytjet, 19 viktima në Europë. Të prekura më rëndë Portugalia, Spanja dhe Franca
15/02 22:57
Top Channel/ Izraeli gati të sulmojë Iranin? Mediat: Trump i dha “dritën jeshile”, por me një kusht
15/02 22:20
Top Channel/ BE “replikon” me SHBA/ Kallas: Evropa e zgjuar, nuk përballet me zhdukje qytetërimi
15/02 15:01
Top News – SHBA i kërkon lëshime vetëm Ukrainës / Zelenski nën presionin e Trump: Po Rusia…
15/02 13:07
Top News – ‘Luftëtarët’ e Interpolit kundër kriminelëve kibernetikë: Kanë kthyer IA në armë
15/02 12:59
Top News – Armiku ynë është BE jo Rusia! Orban para votimit: Ja kërcënimi i vërtetë i Hungarisë
15/02 12:50
Top News – Nëndetëset bërthamore të Australisë / 2.7 miliardë dollarë, kantier i ri ndërtimi
15/02 12:41
Top News – SHBA është ‘fëmija i Evropës’ / Rubio shfaqet si një ‘mik kritik’ ndaj aleatëve
15/02 12:25
Top News – Rubio vjen në Evropën Lindore / Forcon lidhjet me udhëheqësit pro Trumpit
15/02 11:54
Top News – ‘Kina është kërcënimi i vërtetë!’ / Tajvani paralajmëron botën: Shkel parimet e OKB-së
15/02 11:44
Top News – SHBA do të sulmojë Iranin / Ushtria amerikane përgatitet për luftë disajavore
15/02 11:32
Top News – Aleatët evropianë-Navalni u helmua / U vra me një toksinë, Rusia hedh poshtë pretendimet
15/02 11:26
Top News – SHBA, ‘lakun në fyt’ Ukrainës / Rubio paralajmëron ‘lëshime të vështira’
15/02 11:14
Top Channel/ Trump nuk heq dorë për Groenlandën/ Frederiksen: Situatë e njëjtë, ishulli nuk shitet
15/02 11:02
Top Channel/ BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15/02 10:39
Top Channel/Meloni kundër Merz për SHBA/”Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat e SHBA”
15/02 10:36
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja ‘teknologjike’ për rënien e popullsisë
15/02 09:32
Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
DIGITALB DIGITALB