Top Channel/ Kina dhe India bëhen aleate/ Xi Jinping: Dragoi dhe elefanti duhet të vallëzojnë bashkë
31/08/2025 11:09

Presidenti kinez Xi Jinping i ka thënë kryeministrit indian Narendra Modi se “zgjedhja e duhur” për Kinën dhe Indinë është të jenë miq dhe partnerë, teksa dy vendet më të populluara në botë po afrohen mes tyre në një moment tensionesh të përbashkëta me SHBA-në. Takimi u zhvillua të dielën në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait, dhe shënon vizitën e parë të Modit në Kinë pas shtatë vitesh. Dy liderët shtrënguan duart përpara kamerave, ndërsa diskutimet erdhën në një kohë kur të dy vendet përballen me tarifa të rënda amerikane dhe kritika perëndimore për lidhjet e tyre me Rusinë gjatë luftës në Ukrainë. “Bota sot po kalon transformime që ndodhin një herë në një shekull,” tha Xi. “Është zgjedhja e duhur që dy palët të jenë fqinjë të mirë e partnerë që ndihmojnë suksesin e njëri-tjetrit, dhe që dragoi e elefanti të vallëzojnë bashkë,” shtoi ai. Vizita në Kinë vjen në një moment kur marrëdhëniet Indi–SHBA janë përkeqësuar pas vendosjes së tarifave të reja nga Trump mbi eksportet indiane, të lidhura me blerjet e naftës ruse. Gjatë samitit, Modi pritet të zhvillojë edhe një takim me presidentin rus Vladimir Putin. Lufta në Ukrainë pritet të dominojë diskutimet, ndërsa Perëndimi ka rritur presionin ndaj Moskës dhe partnerëve të saj. Marrëdhëniet Pekin–Nju Delhi kanë treguar shenja normalizimi Megjithatë, analistët paralajmërojnë se mungesa e besimit mes dy liderëve mbetet pengesë. Kujtojmë se në vitin 2020, përplasjet në Himalaje sollën vdekjen e 20 ushtarëve indianë dhe 4 kinezë, ndërsa kufiri i tyre 3.379 km mbetet i papërcaktuar.

Top News – Vendimi që trondit Meta e Google. Gjoba ‘simbolike’, por që vendos një precedent historik
26/03 09:57
Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00