Kili ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa lufton zjarret e fuqishme pyjore në të gjithë vendin që kanë vrarë të paktën 51 persona dhe autoritetet thonë se numri i të vdekurve pritet të rritet. “Duke pasur parasysh kushtet e tragjedisë, numri i viktimave me siguri do të rritet në orët e ardhshme”, tha presidenti kilian Gabriel Boriç në një deklaratë televizive të shtunën.