Top Channel/ KFOR shpërndan protestuesit në Zveçan, raportohet për të shtëna me armë
29/05/2023 21:37

Ushtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë në Zveçan, duke shpërndarë protestuesit serbë, me përdorimin e gaz-lotsjellës dhe molotovë. Sipas raportimeve nga vendi Ii ngjarjes thuhet se ka pasur të shtëna me armë, janë hedhur granata nga serbët, ndërsa policia ka tentuar të shpërndarë turmën me gaz lotsjellës. Pas këtij reagimi protestuesit kanë gjuajtur sende të forta në drejtim të ushtarëve, por sipas Kosovapress ka të lënduar dhe është djegur edhe një automjet. Qytetarët serbë kanë përshkallëzuar protestën në Zveçan gjatë pasdites, duke rrezikuar forcat policore dhe ekipet e medias që po raportojnë nga vendngjarja. Më herët, forcat speciale, paralajmëruan turmën të largohej, por pas refuzimit, vendosi të ndërhyjë. “Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë“, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it. Aktualisht, protestat e serbëve që refuzojnë të qeverisën nga kryetarët shqiptarë që u zgjodhën në zgjedhjet e jashtëzakonshme, vazhdojnë në Zveçan dhe Leposaviç. Më e qetë paraqitet situata në Zubin Potok, kur turma u shpërnda. Në tre komunat e veriut, u bë betimi i kryetarëve të rinj në 25 maj. Një ditë më pas, me ndihmën e policisë, ata u përpoqën të hyjnë në institucion për të nisur punën, por u ndeshën me kundërshtimin e ashpër të serbëve. Këta të fundit janë mbledhur në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet me policinë.

Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31
Top News – Gomerë në oborrin e Kuvendit, protesta simbolike në Kosovë
03/07 11:03
Top Channel/ Osmani “bind” Kurtin, kryeministri: Do bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit!
02/07 14:52
Top News – ‘Diskutuam gjerë e gjatë…’. Kurti pas takimit me Osmanin për ngërçin e KuvenditNDIT
02/07 14:39
Top News- Mbyllja e USAID për Kosovën/ Ish-ambasadori: E ndihmuam të dalë nga spastrimi etnik
02/07 13:45
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani takohet me udhëheqësit e partive politike
02/07 12:49
Top News – Shtrenjtohen tarifat në stacion. Linjat e autobusëve në Prishtinë paralajmërojnë grevë
01/07 23:00
Top News – Protestë në Merdarë. Kurti ndërton urën, serbët bllokojnë rrugët
01/07 21:00
Top Channel/ Kurti nuk tërhiqet! Nis ndërtimi i dy urave të reja, BE: Ne nuk jemi pjesë
01/07 20:04