KAN, me seli në Kosovë, lider rajonal në industrinë e restoranteve me shërbim të shpejtë, shpall zyrtarisht marrjen e pronësisë së rrjetit KFC në Shqipëri. Kjo iniciativë shënon nisjen e një etapë të re zhvillimi, për një nga markat më të njohura ndërkombëtare në vend. Prej kohësh, KAN ka pronësinë dhe menaxhimin e KFC në Kosovë, Maqedoninë e Veriut e tashmë edhe në Shqipëri. Pronari i KAN, Fatmir Zymberi garanton se shërbimi, cilësia dhe siguria ushqimore, mbeten prioriteti kryesor i KAN, sipas standardeve ndërkombëtare të KFC.