Çështja e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije, ka nxitur tensione mes ithtarëve pro-malazez dhe atyre pro-serb. Protestues të shumtë dolën në rrugët e Cetinjës, i cili konsiderohet si kryeqyteti historik i Malit të Zi, dhe vendosën barrikada me goma makinash, duke u përplasur edhe me policinë. Demonstruesit bërtitën "Këtu nuk është Serbi!" dhe "Rroftë Mali i Zi!"