Lot dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi për vdekjen e legjendës së futbollit argjentinas, me turmën që priste ekipin mjekësor para gjykatës së San Isidro-s duke thirrur “vrasës”, prezantimi i prokurorit Patricio Ferrari shkaktoi një tronditje të vërtetë. “Ja, kështu vdiq Maradona”, tha prokurori, duke treguar foton e kufomës jashtëzakonisht të fryrë të ikonës së futbollit.