Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka e ka cilësuar si ngjarje historike nisjen e mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurisë në OKB. Në fjalën e saj, Xhaçka tha se edhe vendet e vogla mund të bëjnë një ndryshim në çështjet e mëdha, pasi sipas saj, nëse dëshirohet të ketë impakt në çështjet e mëdha, duhet të bashkëpunohet me vendet e tjera.