Kërkimit për gazetarin britanik, Dom Philips, të zhdukur prej ditësh në xhunglën e Amazonës së bashku me shoqëruesin e tij, Bruno Pereira duket se i erdhi fundi. Një nga të dyshuarit e ndaluar prej policisë për cështjen që ngriti në këmbë Brazilin e pati jeohnë të madhe në mediat ndërkombëtare, rrëfeu se i ka qëlluar për vdekje të dy ata e i tregoi forcave të rendit edhe vendin ku ka varrosur trupat.