Pedagogët shfaqen të vendosur për të kërkuar dyfishimin e pagave dhe të mos mjaftohen me rritjen 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga vetë universiteti. Të premten më 14 tetor pranë korpusit universitar ata do të protestojnë sërish, teksa paralajmërojnë se do të bojkotojnë mësimin nëse zëri i tyre nuk dëgjohet.