Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti të ndodhur në afërsi të një lokali, në fshatin Buçimas. Vihet në pranga pronari i lokalit, i cili kanosi me armë gjahu një shtetas tjetër, për motive të dobëta. Sekuestrohet një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, të cilat pronari i lokalit i mbante pa leje, në banesën e tij.