Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot në orën 11:00 pas kërcënimit të jetës së prokurores Doloresa Musabelliu, e cila është marrë në mbrojtje nga policia. Vendim i Këshillit të Ministrave numër 114, thotë se në rast të rrezikimit të jetës së prokurorit, komisioni i KLP mblidhet për të vendosur ruajtjen e posaçme të tij. Kjo ruajtje duhet kërkuar me shkrim nga magjistrati, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ose Drejtuesi i Prokurorisë.