Franca ndaloi mbajtjen e një tubimi të opozitës iraniane për shkak të rrezikut të një sulmi terrorist, sipas një letre të dërguar organizatorëve të mitingut të cilën e ka parë agjencia e lajmeve Reuters. Tubimi do të zhvillohej pas lirimit të një diplomati iranian të dënuar për një komplot me bomba kundër këtij grupi në 2018-tën.