Këputen sërish telat e tensionit të lartë në zonën e Bradasheshit në Elbasan. Ngjarja vjen vetëm pas disa ditësh ku telat e tensionit të lartë u këputën duke rrezikuar jetën e banorëve. Defekti ka ndodhur sërish në të njëjtën zonë. Dëmet tek pajisjet elektroshtepiake të banorëve janë të mëdha.