Top Channel/ “Kemi një marrëveshje”! BE vendos për herë të parë kufirin e çmimit të gazit
19/12/2022 19:49

Ministrat e energjisë të BE-së arritën të hënën një marrëveshje për vendosjen e një kufiri të çmimit për gazin natyror në bllok, për 180 euro për megavat orë. Masa e paprecedentë ka për qëllim frenimin e çmimeve të energjisë ndërsa blloku po largohet nga një krizë e përkeqësuar nga vendimi i Rusisë për të ndaluar furnizimin e BE-së me lëndë djegëse për t'u hakmarrë ndaj sanksioneve për luftën e saj në Ukrainë. Ky cmim mendohet se do të aktivizohet duke filluar nga 15 shkurt 2023, tregoi dokumenti që detajon marrëveshjen përfundimtare, kur çmimi i gazit të arrijë në 180 euro për megavat-orë gjatë të paktën tre ditësh tregtimi radhazi. Pasi të aktivizohet, cmimi do të qëndrojë aktiv për 20 ditë, por në rast se kufiri çon në një rënie të furnizimit me gaz, detyron racionimin, nxit paqëndrueshmërinë financiare ose inkurajon konsumin e energjisë, ai mund të pezullohet plotësisht me një vendim të Komisionit Evropian. . Gjermania votoi për të mbështetur marrëveshjen, pavarësisht se kishte ngritur shqetësime në lidhje me ndikimin e politikës në aftësinë e Evropës për të tërhequr furnizime me gaz në tregjet globale me çmime konkurruese. Ndërkohë që Holanda dhe Austria abstenuan. Të dy i kishin rezistuar kufirit gjatë negociatave, nga frika se mund të prishte tregjet energjetike të Evropës dhe të rrezikonte sigurinë energjetike të Evropës. Afërsisht 15 vende, përfshirë Belgjikën, Greqinë dhe Poloninë, kishin kërkuar një kufi nën 200 euro/MËh - shumë më i ulët se kufiri prej 275 euro/MËh i propozuar fillimisht nga Komisioni Evropian muajin e kaluar.

Top Channel/ Trump: Do jem makthi i Iranit! Shtojmë sulmet, nëse nuk ulen në negociata
26/03 20:01
Top Channel/ ‘Dua të vdes e bukur’, 25-vjeçarja zgjedh eutanazinë pas paralizës, rrëfimi i fundit
26/03 15:47
Top Channel/ Trump paralajmëron Iranin: Merreni seriozisht planin e paqes që u dërgova, s’keni kohë
26/03 15:26
Top News – I dhuron një çifte Kim Jong Unit…Lukashenko në Penian, firmosin traktatin e ‘miqësisë’
26/03 15:06
Top News- Trump shpërthen sërish kundër NATO-s: Nuk kemi nevojë për të, por nuk do ta harrojmë kurrë
26/03 14:56
Top Channel/ “Hallka e fshehtë”? Kush është njeriu me të cilin SHBA synon komunikimin në Iran!
26/03 14:43
Top Channel/ Korrupsioni, Marta Kos mbron deklaratën e saj: Duhet ndryshuar mentaliteti!
26/03 14:42
Top News – Mbante anakonda, pitonë dhe boa në bodrum / Policia zbulon reptilët, mbaheshin ilegalisht
26/03 14:16
Top News – Përgjegjës për mbylljen e Hormuzit / Izraeli vret shefin e marinës iraniane, sulm ajror
26/03 13:36
Top News – Armët, nga Ukraina në Lindjen e Mesme / Pentagoni devijon dërgesat, lufta në Iran vazhdon
26/03 13:34
Top News – Dy të vrarë në Abu Dhabi / U goditën nga mbetjet e një raketë të rrëzuar iraniane
26/03 13:27
Top News – Putin çon armë vdekjeprurëse në Iran / Dërgesa të fshehta dronësh dhe inteligjencë
26/03 13:24
Top News – Kina sfidon SHBA, më afër Hënës / Gara për hapësirën, ‘sytë tani nga Marsi’
26/03 13:23
Top News – Jeta nën zjarr në Belgorodin e Rusisë / Alarm raketash! Kur lufta të vjen në shtëpi…
26/03 13:00
Top News – Avion luftarak ‘i bërë në vend’ / Prezantohet supersoniku F-39E Gripen në Brazil
26/03 13:00
Top Channel/ Kthehet bora në Ballkan: Fronti polar sjell gjysëm metri dëborë në Kroaci!
26/03 12:03
Top Channel/ META dhe Facebook humbin gjyqin me 20 vjecaren: Fajtor për krijim varësie!
26/03 11:49
Top Channel/ “Përgatituni për turbulenca”, BBC: Lufta e zgjatur në Iran do ndikojë te fluturimet!
26/03 11:48
Top News – Gjyqi i Maduros, ‘sukses i kufizuar’ / Testohen ligjet amerikane të narkoterrorizmit
26/03 11:36
Top News – Ukraina të heqë dorë nga Donbasi! SHBA vendos kushte për paqen, komfirmon Zelenski
26/03 11:23