Top Channel/ Këlcyrë, abuzohet 16-vjeçarja, arrestohet njerku polic, i dashuri dhe shoku i tij
18/09/2025 19:39

Një histori tronditëse u zbulua këtë të enjte në Këlcyrë, ku një vajzë e mitur 16-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është bërë objekt shantazhi. Hetimet kanë zbuluar se vajza e mitur është abuzuar nga njerku i saj, një 55-vjeçar, që rezulton të jetë punonjës i Policisë së Përmetit, dhe që u arrestua nga Policia e Gjirokastrës. Sipas uniformave blu, e mitura është abuzuar nga njerku për rreth 3 vite. Në prangat e policisë ka rënë edhe një 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka pasur lidhje intime me të miturën, si dhe shoku i tij, 27 vjeç. Lidhur me ngjarjen e rëndë, policia ka shpallur në kërkim edhe një tjetër efektiv të Policisë së Tepelenës, një 53-vjeçar, i cili dyshohet po ashtu se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur. Pas publikimit të informacioneve në media të dy efektivët janë pezulluar nga detyra. Nga hetimet e Prokurorisë ka rezultuar se 27-vjeçari dhe shoku i tij 46-vjeçar, në bashkëpunim midis tyre, kanë ushtruar presion ndaj vajzës së mitur, duke e kërcënuar dhe detyruar të bënte një video regjistrim, në muajin gusht të këtij viti, me 53-vjeçarin punonjës policie në Tepelenë, ku ky i fundit shfaqej në momente intime. Sipas Prokurorisë së Gjirokastrës, me këtë video, ata kanë shantazhuar efektivin e policisë, duke i kërkuar një shumë parash prej 12 mijë eurosh në këmbim, që të mos e publikonin. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shtrëngimi me anën e kanosjes për dhënien e pasurisë”, ndërsa ndaj dy efektivëve të policisë akuza e “Ngacmimit seksual”.

Top News – E kallëzuar për falsifikim vulash, SPAK kërkon pushimin e çështjes ndaj Irena Gjokës
25/03 20:31
Top Channel/ Profili i Saraivës, nga Londra në eliminimin e Nikulajt në Shëngjin
25/03 20:01
Top Channel/ “S’ka drejtësi pa porositësit”! Familja e Nikulajt kërkon zbardhjen e plotë të krimit
25/03 19:56
Top Channel/ Burg përjetë portugezit Saraiva, eliminoi Ardian Nikulajn
25/03 19:55
Top Channel/ PD dhe PS, paqe në tavolinë! Opozita bie dakord për procesin e reformës territoriale
25/03 19:54
Top News – Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj, burg përjetë për ekzekutorin portugez
25/03 19:28
Top News – ‘Tym i bardhë’ te territorialja. PS e PD gjejnë dakordësinë për kalendarin e konsultimeve
25/03 15:38
Top Channel/ “Dekriminalizoni shpifjen në media”, BE kërkon reforma dhe transparencë
25/03 15:20
Top Channel/ Gjykata liron protestuesit, u arrestuan më 22 Mars për dhunë e molotovë
25/03 15:17
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motoçikletës
25/03 15:17
Top News – Lirohen protestuesit e PD. Gjykata cakton detyrim paraqitje për 15 qytetarë
25/03 15:08
Top Channel/ “Turizmi” i naftës, shoferët shkojnë në RMV, çmimi 60 lekë më pak
25/03 15:06
Top Channel/ Nafta rrit çmimet e perimeve, importet shtrenjtojnë tregun, ankohen qytetarët
25/03 15:04
Top Channel/ “Denoncoi motrën dhe nipin në polici”, flet vëllai i gruas që u vra nga burri: Dhunues
25/03 14:20
Top News – ‘Raciste dhe e korruptuar’. Berisha komenton deklaratat e komisioneres Marta Kos
25/03 14:08
Top News – Rikthehet ëndrra amerikane. Por me pagesë dhe me kritere të reja për gjininë
25/03 13:30
Top Channel/ Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës, gjendjen gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike
25/03 12:32
Top Channel/ Turizmi në Gjirokastër me probleme! Zhurma dhe stafi i patrajnuar shqetësojnë sezonin
25/03 12:30
Top Channel/ 113 vjet nga tragjedia. Serbët vranë 27 të rinj në Lushnje
25/03 12:30
Top Channel/ Pas dy orësh në SPAK, ish-drejtoresha e AKSHI-t Karçanaj del nga Prokuroria e Posaçme
25/03 12:15