Një debat i ashpër ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP 5, mes Selin dhe Rogertit. Gjatë debatit, Rogerti i është drejtuar Selin: “Ke rënë brenda me Mirin” dhe më pas i prek këmbën. Ndërkohë, Selin u drejtuar Rogerti me fjalën “idiot” dhe i tha të mos e prekë atë. Gjatë debatit, Selin u largua duke qarë, ndërkohë banorët janë mbledhur të gjithë pranë Rogertit duke i thënë që mos ta prekte më dorë. Debatet nisën që mbrëmjen e kaluar gjatë dasmës së çiftit, ndërsa sot Rogerti u shpreh se banorja nuk e ka mendjen te Gimbo, por te Miri.