Komisioni Europian e akuzoi hapur TikTok-un se nxit varësinë tek përdoruesit, sidomos te fëmijët dhe të rinjtë, përmes rekomandimeve agresive dhe funksioneve si “scroll-et e pafund”. Sipas bllokut, këto mekanizma mund të kenë ndikim negativ në shëndetin fizik dhe mendor të përdoruesve.