Një 31-vjeçar i identifikuar si Ilvi Meta u gjet i pajetë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së të mërkurës në një prej qelive të komisariatit të Kavajës. I riu ishte arrestuar me urdhër të gjykatës pasi ishte I dyshuar për vjedhjen e një banese në Kavajë më datën 2 prill. Forcat e policisë e mbyllën në dhomat e izolimit rreth orës 15.00 dhe katër orë më vonë ai u gjet i pajetë.