Top Channel/ Katër të lënduar nga zjarri. Fëmija evakuohet me shkallë nga kati i 8-të
25/01/2025 22:29

Momente dramatike kanë përjetuar banorët e një pallati 8 katësh në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Një zjarr që ra rreth orës 18:00 në garazhin e pallatit u bë shkak për evakuimin e gjithë banorëve, ndërsa më e vështirë ishte ndërhyrja në katet e sipërme kur zjarrfikësit evakuuan me shkallë edhe një fëmijë. Si pasojë e tymit të përhapur nga zjarri, një zonjë shfaqi probleme me frymëmarrjen dhe u transportua në Qëndrën Spitalore Universitare Nënë Tereza për ndihmë më të specializuar, po ashtu edhe 4 banorë të tjerë shfaqën probleme më të lehta me frymëmarrjen. U desh afërsisht dy orë punë për të shuar zjarrin në garazh, ndërkohë që njëkohësisht u evakuuan të gjithë banorët. Zjarri shkrumboi 3 automjete të parkuara në garazh, dy prej tyre plotësisht, si dhe një motor. Paraprakisht dyshohet se zjarrin e shkaktoi një shkëndijë elektrike, por kjo është hera e dytë brenda pesë ditësh që bie zjarr në të njëjtin kompleks pallatesh Kika 1 dhe Kika 2 në Komunën e Parisit. Forcat zjarrfikëse, por edhe policia po vijojnë veprimet për të garantuar sigurinë dhe hetimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje. Më 20 janar flakët përfshinë katin e katërt të një pallati te kompleksi "Kika 2". Nga flakët, të cilat u shkaktuan nga një defekt elektrik, u dogjën zyrat e një banke të nivelit të dytë në katin e 5-të dhe një restorant në katin e 6-të.

Top Channel/ Vrasja e të moshuarit në Korçë, flet fqinji i viktimës: Nuk i binte në qafë askujt
03/04 11:19
Top Channel/ Detaje nga vrasja e 78-vjeçarit në Korçë, autori u përlesh me viktimën dhe e goditi…
03/04 11:16
Top News – Mesazh për SHBA-të. Macron kritikon Trump për qasjen ndaj luftës
03/04 11:00
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top News- Arrestohen dy vlonjatë/ Të kërkuar për vjedhje dhe shitje narkotikësh
03/04 10:39
Top News – Sulm me dronë. Zjarr në rafinerinë kyçe rajonale në Kuvajt
03/04 10:39
Top Channel/ Pengonte zhvillimin e një projekti infrastrukturorë, IKMT shemb ndërtesën në Vlorë
03/04 10:22
Top Channel/ Gjyqi në themel për Erion Veliaj, nis seanca në GJKKO. Mbërrin mbrojtja e tij
03/04 09:34
Top News- Bardhi: Deputetet e PD u kërcënuan/ “Seanca një akt provokimi, parlamenti nuk funksionon”
02/04 22:55
Top News- Përplasje mes deputetëve, mazhoranca voton e vetme projektligjet, proteston opozita
02/04 21:23
Top News – Rama ndalet në Kashar, flet për legalizimet: Proces i vështirë
02/04 20:36
Top Channel/ Tmerr në Himarë, i riu merr peng prindërit dhe i kërcënon me thikë, ndërhyn policia
02/04 20:00
Top Channel/ E rëndë në Fier, gjendet i vrarë në banesë 40-vjeçari, pamje nga vendngjarja
02/04 19:56
Top Channel/ Denoncon 42 vjeçarja:Jam dhunuar nga fqinji i prindërve, më parë më kanë dhunuar babanë
02/04 19:46
Top News- 78-vjeçari në Bulgarec u vra/ Policia konfirmon krimin, merren në pyetje të afërmit
02/04 19:32
Top News- Makina bie në kanalin me ujë tek ‘Ura e Dajlanit’, plagoset shoferja
02/04 19:26
Top Channel/ Aksident të ‘Ura e Dajlanit’, makina del nga rruga përfundon në kanal
02/04 18:41
Top Channel/ Vrasja e 78-vjeçarit në fshatin Bulgarec, pamje nga vendngjarja
02/04 17:57
Top Channel/ “Deri tani janë bërë 300 mijë legalizime”, Rama:Sistem me kritere të qarta sipas viteve
02/04 17:47
Top News- Kurti sulmon mediat/ ‘Disa prej tyre janë të kapura nga interesa okulte’
02/04 17:36