Top Channel/ Katër rrugë në Tiranë marrin emrat e 4 dëshmorëve të Policisë së Shtetit
13/01/2022 17:52

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi pak ditë më parë emërtimin e 4 rrugëve të reja në kryeqytet me emrat e dëshmorëve Fatos Xhani, Kastriot Feska, Saimir Duçkollari dhe Altin Dizdari që humbën jetën në 2009 në aksionin për kapjen e Dritan Dajtit. Sot, në 109-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetot, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim të veçantë familjarët e tyre duke iu dorëzuar në mënyrë simbolike edhe një pllakatë me emërtimin rrugëve të reja. Veliaj u shpreh se Tirana dhe gjithë Shqipëria është një vend edhe më i sigurt falë edhe kontributit të atyre që dhanë jetën për zbatimin e ligjit. “Një ditë mirënjohje për ata që shërbejnë sot me uniformën e policisë, për ata që kanë shërbyer dhe sidomos për ata që kanë rënë në krye të detyrës. Nëse shumë prej nesh japin energji dhe kohë, disa kanë dhënë jetën për këtë mision. Për katër dëshmorët e 7 gushtit të 2009-ës, ky qytet ka rezervuar një respekt të veçantë për t’i përjetësuar në emra rrugësh, në një kryqëzim në Njësinë Administrative numër 1. Katër heronj që në mëngjes puthën bashkëshortet dhe fëmijët për të shkuar në punë dhe nuk u kthyen më, në një betejë me krimin dhe një betejë me një Shqipëri që gjithmonë e më shumë duam ta lëmë pas, për një Shqipëri që gdhihet gjithmonë e më e sigurt, falë kontributit të tyre, dhe falë atyre që dhanë jetën”, deklaroi Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se një dëshmor i Atdheut nuk do të jetë asnjëherë një statistikë. Ai siguroi për mbështetje dhe përkrahje të familjarëve të dëshmorëve të atdheut. “Për ne këtu në Tiranë, një dëshmor i Atdheut nuk është statistikë, është një hero. Një hero për ata që ishin gjallë, për ata që i mbajnë mend, por edhe një hero për ata që kanë lindur pas 2009-ës, për të kuptuar që në emrat e këtij qyteti, në emrat e rrugëve dhe të shkollave, vëmë njerëz që na bëjnë të ndihemi krenarë. Mezi pres edhe propozimet për Këshillin Bashkiak, që edhe ne të bëjmë tonën kur vjen puna per disa lehtësira, siç mund të jetë strehimi dhe punësimi, sidomos për familjet e atyre që janë dëshmorë të atdheut”, tha Veliaj.

Top Channel/ Dy ish-prokurorë të pandehur nga SPAK, morën 55 mijë euro ryshfet
23/12 23:30
Top News- Fshehu 172 mijë euro, prokuroria vendos nën akuzë Shpend Ahmetin
23/12 23:22
Top Channel/ Zhdukja e dy shtetasve në Gjirokastër, Dosja shkon në Gjykatë
23/12 22:02
Top News- E-Albania jashtë funksionit/ Probleme teknike me sistemin, mungon aksesi
23/12 20:44
Top Channel/ Shtohet turizmi dimëror, më shumë kërkesa për Korçën dhe Beratin
23/12 20:01
Top Channel/ Bileta 50 lekë, nisin hetimet për urbanët e Kamzës
23/12 19:56
Top Channel/ Bie E-Albania! Autoritetet: Për mirëmbajtje. Profesionistët e Lirë: Duhet transparencë
23/12 19:54
Top Channel/ Hakeroi prokurorët, i komunikohet akuza ish-drejtorit të burgjeve
23/12 19:51
Top Channel/ Automjeti përplas 65-vjeçarin me biçikletë në Maliq, i moshuari në gjendje të rëndë
23/12 19:27
Top News- Aksident i rëndë në Maliq, makina merr para 65-vjeçarin
23/12 18:48
Top News – Përgjuan prokurorët e SPAK. Mbyllen hetimet për ish kreun e burgjeve dhe dy personave
23/12 17:34
Top Channel/ Hetimet u mbyllën për Agim Ismailajn, ish-drejtori i burgjeve del nga SPAK
23/12 17:13
Top News – Një akt mirësie në festat e fundvitit. Raiffeisen Invest surprizë për fëmijët në QSUT
23/12 17:03
Top Channel/ “Tani jam rikuperuar dhe…”, mesazhi i Parashqevi Simakut, ç’paralajmëron këngëtarja
23/12 16:50
Top News – Konfiskohen 3 mln euro pasuri. Gjirokastër, dyshohen produkt i kultivimit të hashashit
23/12 16:46
Top News – Rama, batuta për dy vëllezërit binjakë, njëri me medalje, tjetri jo
23/12 16:42
Top News – Miti i Sizifit, Rama – Rruga është më e rëndësishme se mbërritja
23/12 16:41
Top News – Maturanti me të gjitha 10-ta. Kryeministri Rama – Po kjo pikë e zezë, asnjë nëntë
23/12 16:41
Top News – ‘Në majë arrijnë ata, që janë gati të paguajnë çmim për ëndërrat’ Rama me maturantët
23/12 16:40
Top News – ‘Gërdeci’, SPAK pret ende letërporosi. Prokuroria ‘gjen’ ish sekretaren që s’është pyetur
23/12 16:36
DIGITALB DIGITALB