NATO-ja përgatitet të sigurojë strehim për mijëra persona që kanë mbetur në rrugë në Turqi, si pasojë e tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit. Sekretari i Përgjithshëm e aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg, pohoi se për këtë qëllim janë u ndërtuar streha të përkohëshme e në ditët dhe javët në vijim, në vendin anëtar të aleancës do të dërgohen edhe me “dhjetëra mijëra tenda” . Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në Ankara, numri një i NATO-s e përkufizoi këtë si fatkeqësinë me të madhe natyrore që është parë në historinë e aleancës.