Top Channel/ Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, fushatë kundër kancerit të gjirit
04/10/2024 19:53

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit, Kastrati Group në bashkëpunim me organizatën YWCA, kanë çelur ekspozitën e fotografit Rezart Gurashi në mjediset e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës. Kjo ekspozitë fotografike, që mban të njëjtin titull me fushatën botërore, “1 në 8”, tregon rrugëtimin, forcën dhe vendosshmërinë e grave të prekura nga kanceri i gjirit. Si pjesë e kësaj iniciative ndërgjegjësuese u përurua gjithashtu edhe nje instalacion i artistit Ergys Krisiko. Instalacioni artistik “Fjongo Rozë” është një simbol i fuqisë, mbështetjes, dhe shpresës për grate dhe vajzat që janë prekur nga kanceri i gjirit. Fjongoja, e cila është një simbol universal i ndërgjegjësimit dhe solidaritetit, u jep mundësinë udhëtarëve në aeroport që të ndalojnë, të reflektojnë dhe të japin kontributin e tyre duke lënë një mesazh në vepër “Kemi qenë gjithmonë të angazhuar për të mbështetur kauzat që bëjnë diferencën në jetën e njerëzve, dhe sot jemi krenarë që bashkohemi në këtë nismë. Përmes kësaj ekspozite fotografie dhe instalacionit këtu në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin dhe të japim mbështetje për të gjitha gratë që përballen me kancerin e gjirit. Të gjithë bashkë, mund të bëjmë më shumë për të parandaluar dhe për të përkrahur ato që kanë nevojë.” “Përveç fokusit tonë kryesor që është ndërgjegjësimi i grave që të kontrollohen në mënyrë të rregullt, ne çdo vit vijmë me elementë të ndryshëm e sivjet zgjodhëm moton 1 në 8, që është raporti që prek gratë kudo në botë. Kësaj nisme ju bashkua dhe Rezart Gurashi me portrete të grave të prekura nga kanceri i gjirit. Ajo që ne duam të përçojmë është se dhe arti ka mjë rol të rëndësishëm në shpërndarjen e mesazhit për diagnostikimin e hershëm”. Fushata kulmon në muajin tetor, i cili njihet ndërkombëtarisht si Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit. Ekspozita e hapur sot në aeroport synon të ofrojë një qasje ndryshe përmes artit, për të prekur dhe ndërgjegjësuar një publik sa më të gjerë; teksa tërhoqi vëmendjen e pasagjerëve. “Mmm fytyra kaq të reja. Mendoj se disa prej tyre janë edhe më të reja se unë . E m’u kujtua tani përvoja kur kalova kancerin e gjirit, që para zbulimit më thanë se nuk ka mundësi të kesh kancer se je shumë e re… por jo, jo . Kancerit nuk i intereson sa vjeç je. Ndaj kontrolloni veten, ju lutem. Dhe ekspozita të tilla të shtohen, në shkollë, në spitale, kudo…” Kastrati Group, nëpërmjet programit të tij të përgjegjshmërisë sociale “Kastrati për Shëndetin”, mbështet fuqimisht këtë nismë, duke kontribuar në promovimin e mesazhit për kujdesin shëndetësor dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Top Channel/ Kuvendi rrëzon dy komisione hetimore, Debate mes Braçes dhe Shehajt
09/04 23:25
Top Channel/ Pashkët, fluks emigrabtesh në Kapshticë
09/04 23:06
Top Channel/ E pazakontë, klienti arratiset nga kati i 2-të i restorantit për të shmangur faturën
09/04 23:03
Top News-Miratohet ligji për portet turistike, nuk ka komisione hetimore, bien kërkesat e opozitës
09/04 22:44
Top News- Emigrantët kthehen për Pashkë, fluks në pikën kufitare të Kapshticës
09/04 22:43
Top Channel/ Abuzoi me kontratën e qerasë shtetërore, qytetarit i shembet depozita e betonit
09/04 22:24
Top Channel/ “Paratë e pista pastrohen çdo ditë”/ Braçe në Kuvend: I jap të drejtë edhe opozitës
09/04 22:14
Top Channel/ Pashkët Ortodokse, nis fluksi në Kapshticë, qytetarët: Kemi mbi një orë në pritje
09/04 22:13
Top Channel/ Seancë maratonë në Kuvend, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI
09/04 21:38
Top Channel/ ”Në Shqipëri pastrohen para të pista”, debat i fortë Braçe-Shehaj-Balla në Kuvend
09/04 21:30
Top Channel/ 5 persona tentojnë ta shpëtojnë, publikohet momenti kur pitbulli kafshon 4-vjeçaren
09/04 20:54
Top Channel/ E enjtja e madhe! Besimtarët ortodoksë në Korçë përgatiten për pashkët
09/04 20:07
Top Channel/ Tiranë-Durrës, drejt fundit! Ministri zbulon kur hapet loti i parë i autostradës
09/04 19:55
Top Channel/ Braçe debat me ministrin për qumështin dhe naftën, Salla: Sistemi funksionon
09/04 19:41
Top Channel/ Shokët e klasës nderojnë 17-vjeçarin që humbi jetën në Durrës nga arresti kardiak
09/04 18:52
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në mes të autostradës Kukës-Tiranë, bllokohet një korsi
09/04 18:40
Top News – Zgjerimi i Tiranë-Durrës. Kilometrat e para hapen në fillim të muajit maj
09/04 18:06
Top News – Rekursi për daljen jashtë vendit. Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut
09/04 17:59
Top News- Mickoski po fshin gjuhën shqipe / Ali Ahmeti letër ndërkombëtare-Po zhbëhen arritjet
09/04 17:57
Top News- Përndjekja e krimeve të ’97/ Vranë për hakmarrje, dy vëllezërit 3 dekada të fshehur
09/04 17:16