Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, njëkohësisht edhe Sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso në një deklaratë për mediat shprehet se vendimi i KAS për të mos administruar kërkesat e PD-së shkon në drejtim të kundërt me kërkesat e opozitës dhe të shqiptarëve, për transparencë. Kaso deklaroi se opozita do ta vazhdojë betejën edhe në KAS edhe në institucione të tjera, pasi gjithçka që ka pretenduar e ka provuar dhe provat i ka të depozituara në KAS.