Për të gjithë qytetarët dhe bizneset në Tiranë do të ketë një mënyrë më të thjeshtë për të lehtësuar komunikimin me administratën sa i përket pagesave të taksave dhe tarifave vendore. Kjo do bëhet përmes Kartës së taksapaguesit, një dokument ligjor informues, që ofron informacion të detajuar mbi të drejtat dhe detyrimet e taksapaguesve.