Ekspertë të ligjit të emigracionit thonë se kanë paqartësi lidhur me njoftimin e Presidenti Donald Trump se Shtetet e Bashkuara do të nisin të japin një ‘kartë të artë’ që kushton 5 milionë dollarë, për ata shtetas të huaj të pasur, që do të donin të jetonin dhe të punonin në SHBA. Atyre do t’u garantohej “një rrugë e sigurt drejt shtetësisë amerikane”.