Mësuesi i Këshillimit të Karrierës dhe mësuesi për Sigurimin e Cilësisë janë dy pozicione që nisën të funksionojnë zyrtarisht këtë vit shkollor, 2024-2025. Një auditim performance i kryer nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për orientimin e karrierës në sistemin parauniversitar ka dalë në përfundimin që të gjitha institucionet që nga Ministria e Arsimit në majë të hierarkisë e deri tek institucionet periferike, nuk kanë qenë shumë efektive në këtë proces.