Katër punonjës të një reviste satirike në Turqi u vunë në pranga për publikimin e një karikature që dukej se tregonte Profetin Muhamed -përshkrimi i të cilit në fenë islame eshte rreptesisht i ndaluar. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, e cilësoi si të turpshmë karikaturën e LeMan dhe njoftoi arrestimin e kryeredaktorit të saj, dizajnerit grafik, drejtorit institucional dhe karikaturistit.