Detaje të reja nga ngjarja e rëndë e tre të miturave në Korçë: Burime konfidenciale bëjnë me dije se tre motrat kanë konsumuar pranë koshit të mbeturinave, karamele të cilat dyshohet se kanë përmbajtje të esencës së lëndëve narkotike (cannabisi). Nga ana e policisë, është konfirmuar totalisht që karamelet janë gjetur në koshi i mbeturinave dhe nuk ua ka dhënë asnjë person tjetër. Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se në gjëndje të rëndë shëndetësore është vetëm 3 vjeccarja e cila në këto momente po intubohet në reanimacionin e spitalit të Korccës. Dy vajzat e tjera fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhen në gjendje stabël nën kujdesin e mjekëve në pediatri. Hetimet vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë, ndërsa po pyeten të gjithë familjarët dhe të afërmit e të miturave.