Izraeli ka ndërmarrë sulme ajrore në jug të Gazës duke e akuzua Hamasin për sulme në një "shkelje të guximshme të armëpushimit", një situatë kjo që e vë serizozisht në pikëpyetje armëpushimin. Lajmin e përcjell BBC, që citon një zëdhënës të IDF-së të pohojë se grupi islamik kishte kryer "sulme të shumta kundër forcave izraelite përtej vijës së verdhë" - e cila sipas tyre është zona ku trupat izraelite janë tërhequr në përputhje me fazën e parë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-ja. Vetë Hamasi insiston se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit dhe akuzoi shtetin hebre se është ai në fakt, që e ka shkelur pushimzjarrin disa herë.