Top Channel/ Kapet shqiptari me 1 ton drogë. Greqi, arrestohet Fatjon Prendi
27/09/2025 22:03

Policia greke shkatërroi një grup kriminal duke vënë në pranga 6 shtetas shqiptarë, mes tyre kreun e grupit, Fatjon Prendi 39 vjeç. Në operacionin që morën pjesë dhe forcat speciale EKAM, u sekuestruan mbi 1 ton marijuanë, arsenal armësh dhe sasi të drogave të tjera, përfshirë ato sintetike. Fatjon Prendi rezulton gjithashtu bnjë emër i njohur për drejtësinë greke, i përfshirë në një ngjarje të përgjakshme 13 vite më parë në Krioneri të Greqisë. Konkretisht, më 7 dhjetor 2012, së bashku me 3 persona të tjerë ai grabiti në një banesë greke e për të humbur gjurmët qëlluan edhe me armë në ajër. Me të dëgjuar të shtënat, gazetari i njohur grek Makis Triantafyllopoulos kishte shkuar në vendngjarje për të parë se çfarë kishte ndodhur dhe u përball me grabitësit, të cilët e bllokuan me armë, folën greqishte të thyer dhe i morën makinën, në zonën e Ekalit. Oficerët e policisë që ndodheshin tashmë në zonë, të përforcuar nga njësi të tjera mobile, filluan ndjekjen. Nga shkëmbimi i zjarrit me grabitësit, mbeti i plagosur edhe një polic. Ndaj 39-vjeçarit rëndon akuza për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim.

Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32
Top Channel/ Reagon Tirana për studentët në RMV: Provimet në shqip janë të garantuara
06/04 15:31
Top News- Përgatitje për luftë, ushtria gjermane ndalon burrat të udhëtojnë jashtë vendit
06/04 15:29
Top News- Ushtria ruse në krizë për ushtarë/ Mashtron dhe rekruton burra të varur nga alkooli
06/04 15:28
Top News – President i ri apo zgjedhje? Abdixhiku: Ende nuk kemi asgjë të re, zgjedhjet nuk i duam
06/04 15:17
Top News – Asnjë emër konsensual për president! Kurti: Do vazhdojmë bisedimet
06/04 15:17
Studentët shqiptarë mbushin sheshet në Shkup/ Analiza në studio: Përplasje fizike dhe kundërshtime
06/04 15:13
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:09
Top News – ‘Arti i Negociatave’ dhe Trump. Presidenti shpërfill rregullat e veta në luftën me Iranin
06/04 14:40
Top News – Luftërat trazojnë kombet. Islanda referendum për të rifilluar bisedimet me BE
06/04 14:33
Top News- Kalimi në tunelin e Llogarasë me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
06/04 14:33
Top News – Gjuha amtare bën bashkë shqiptarët. Tirana zyrtare rreshtohet krah studentëve në Shkup
06/04 13:57
Top News- Kapen dy trafikantet e emigrantëve/ Do i çonin drejt Kosovës, njëra kontrollonte rrugën
06/04 13:57
Top News-Mision shpëtimi në Fushë-Arrëz, punonjësi i kompanisë celulare gjendet i shtrirë në dëborë
06/04 13:52
Top Channel/ Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, një i plagosur
06/04 12:30
Top Channel/ Tirana zyrtare mbështet protestën e studentëve për provimin në gjuhën shqipe në Shkup
06/04 12:28
Top Channel/ Fshati që do ujë dhe drita! Në Mal të Martaneshit, banorët: Na ndihmoni
06/04 12:27