Dy kushërinj janë arrestar nga policia e Tiranës, pasi e kishin kthyer banesën e tyre në laborator droge. Në pranga ranë E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën “Ali Demi”, ku kanë konstatuar një ambient që ata e kishin përshtatur për përgatitjen e tabletave të lëndës narkotike ekstazi (MDMA), me qëllim shitjen në lokalet e natës. Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2200 tableta me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi (MDMA) dhe 2 celularë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.