Policia portugeze ka sekuestruar 5.2 tonë kokainë në një jaht i cili lundronte me flamurin spanjoll. Sipas zyrtarëve vendas, lënda narkotike mbërrin në tregun e zi vlerën e 200 milionë euro. Kjo është sasia më e madhe e sekuestruar e drogës që ka ndodhur në këtë vend në 15 vitet e fundit, dhe një ndër më të mëdhatë në Europë.