Një grup kriminal që ushtronte kultivimin e kanabisit me anë të llambave në Tiranë është goditur nga policia që ka sekuestruar lëndë narkotike me vlerë 100 mijë euro dhe ka arrestuar 3 persona. Ata e bënin gati lëndën narkotike në shtëpinë e 44-vjeçarit në Mallkuç të Fushë-Krujës, e paketonin dhe e shisnin.