Një grup kriminal që furnizonte Tiranën me armë zjarri, është çmontuar nga policia pas dy muajsh hetime. Katër persona janë arrestuar për trafikimin e armëve, të cilat i merrnin nga Kosova dhe i magazinonin në Selitë. Bëhet fjalë për Rezarto Rumin, Kelvin Caushin, Ardjan Caushin si dhe Gloris Nezaj, ky i fundit me të shkuar kriminale. Nga hetimet dyshohet se të arrestuarit, pasi siguronin armë zjarri kryesisht nga Kosova, i sillnin ato në Tiranë dhe më pas modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë.