Doli papritur nga radha, ku njerëzit presin për orë të tëra dhe tentoi të prekte arkëmortin e mbretrëreshës Elizabetë, duke shokuar personat rreth e rrotull e duke i bërë dhe vetes një dëm të madh, pasi për këtë arsye, përfundoi në prangat e policisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, përpara syve të dhjetëra njerëzve që prisnin t`i bënin monarkes nderimet e tyre të fundit. Burri papritur, thjesht doli nga rrjeshti, ngjiti shkallët e preku arkivolin përpara se rojet t`i hidheshin sipër e ta shtrinin në tokë. Paskësaj, shkaktari i rrëmujës u dërgua në paraburgim. Pamjet: AFP