Top Channel ka mundur të mësojë ekskluzivisht se tre prej 6 personave të kërkuar nga policia shqiptare për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, janë arrestuar në Angli. Ata janë Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan. Gjykata e ekstradimeve në Londër përmes postës elektronike konfirmoi për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, se ata do të dalin mesditën e sotme përpara kësaj gjykate për të vlerësuar masën e sigurisë.