Policia e Tiranës goditi një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Në pranga përfunduan tre persona. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin sipas policisë, siguronin dhe sillnin në Shqipëri dokumente të falsifikuara të cilat më pas ua shisnin klientëve të ndryshëm.