Pas ngjarjeve kriminale të ditëve të fundit, policia e Durrësit godet një grup kriminal, që po qendronte qetesisht në një restorant buzë detit, në Gjirin e Lalzit. Operacioni i koduar “Enigma”, çoi në pranga 7 persona, mes tyre tre të shpallur në kërkim për trafik droge dhe krime kundër personit. Operacioni u zhvillua, pas informacioneve për praninë e personave të armatosur me precedentë të rrezikshëmnë restorant. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, u përfshi edhe Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit. Ndërhyrja u bë në mënyrë të befasishme dhe në kushte të larta sigurie.