Mungesa e kapakëve të pusteave të ujërave të zeza në Pedonalen e Bulqizës vijon të mbetet një fenomen shqetësues për banorët. Ata thonë se persona të ndryshëm i vjedhin kapakët gjatë natës e më pas i shesin në pika grumbullimi të hekurit. Të shqetësuar për situatën, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ana e autoriteteve pasi fëmijëve mund t’u rrezikohet jeta nëse rrëzohen brenda në puseta.