Një situatë kaotike ka ndodhur përpara startit të derbit të kryeqytetit midis Partizanit dhe Tiranës, i pari që zhvillohet në stadiumin “Arena e Demave”. Përpara se sfida të fillonte, një përplasje e ashpër ka ndodhur ndërmjet tifozerive të të dyja skuadrave, me shumë tifozë që u futën dhe në fushë.