Policia e Fierit parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Një 30-vjeçar është arrestuar pasi gjuajti me armë zjarri në ajër dhe kanosi fqinjin e tij. Gjatë ndërhyrjes, Policia ka vënë në pranga edhe babain e 30-vjeçarit, pasi edhe ai posedonte një armë zjarri pistoletë. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik me fishekë në fole gati për qitje, arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.