Vetëm pak orë pas arrestimit, gjykata e shkallës së parë e Elbasanit I komunikoi masën e sigurisë “Arrest me burg”, 39-vjeçarit Luis Konomi, I akuzuar për shtrëngim dhe kanosje ndaj një biznesmeni nga Cërriku. Vendimi u bazua në provat e mbledhura nga organi I akuzës. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim. Ai u prangos së bashku me Ramazan Rrajën gjatë aksionit të zhvilluar mbrëmjen e të mërkurës në zonën e Fushë krujës.