Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz bëri thirrje për një zgjerim të qartë të Bashkimit Europian duke iu referuar rolit gjeopolitik të unionit. "Një BE me 27, 30, 36 shtete dhe me më shumë se 500 milionë qytetare dhe qytetarë të lirë e të barabartë mund ta forcojë edhe më shumë rëndësinë e vet në botë", tha politikani socialdemokrat në kongresin e familjes së partive socialdemokrate europiane (PES) në Berlin. Në këtë proces nuk duhen shkëputur nga vëmendja shqetësimet e vendeve më të vogla anëtare, sipas tij.