Top Channel/ Kancelari gjerman mesazh të qartë Rusisë, Merz: Topi është në fushën e Moskës
09/05/2025 21:30

“Topi është në fushën e Moskës”, tha sot në Bruksel kancelari gjerman Friedrich Merz, duke theksuar se BE mbështet propozimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një armëpushim 30-ditor midis Rusisë dhe Ukrainës. Në dy konferenca për shtyp në Bruksel sot, pas takimeve me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe më pas me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen, Friedrich Merz iu drejtua luftës në Ukrainë. “Jam mirënjohës që shumica e shteteve dhe qeverive në BE bien dakord që ne duhet të qëndrojmë pranë Ukrainës dhe do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën dhe luftën e saj kundër luftës së agresionit rus”, tha ai. Merz tha se pati një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin Trump të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës ata diskutuan për Ukrainën dhe marrëdhëniet tregtare, dhe se Presidenti i SHBA-së e kishte ftuar atë në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë. Lidhur me Ukrainën, Merz tha se BE mbështet iniciativën e Presidentit Trump për një armëpushim 30-ditor. Ai tha se BE-ja dhe SHBA-ja mbështesin Ukrainën dhe “tani topi është në fushën e Moskës” dhe se “Rusia është ajo që duhet të tregojë se e merr seriozisht paqen në Ukrainë”. Merz tha gjithashtu se si BE-ja ashtu edhe SHBA-ja janë të gatshme të rrisin presionin për sanksione ndaj Moskës nëse ajo nuk i merr seriozisht bisedimet e paqes.

Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50