Investimi i kryer një vit më parë nga bashkia e Durrësit në një prej kanaleve të ujërave të larta nuk e zgjidhi shqetësimin e banorëve të Spitallës. Nga shkolla “Demokracia” dhe deri në derdhjen e tij në det, kanali i mbuluar nga bimësia është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh e burim përmbytjesh.